Toronto Raptors e nis me fitore sezonin e ri në NBA. Skuadra kanadeze kaloi pa shumë vështirësi 117 – 100 Çikago Bulls, që qëndroi në avantazh vetëm për pak sekonda, pasi realizoi koshin e parë. Reptors të udhëhequr nga lituanezi Valanciunas dhe amerikani Miles, që realizuan respektivisht 23 dhe 22 pikë, dominuan gjatë gjithë ndeshjes mbi parketin e “Air Canada Centre”, duke triumfuar në fund me 17 pikë diferencë.
Madje që në periodën e dytë Raptors u shkëput në plus 29 pikë, për ta menaxhuar me kujdes fitoren. Letoni Pozingis nuk i mjaftoi Nju Jork Niks për të shmangur humbjen në “Chesapeake Energy Arena” ndaj Oklahoma Siti Thunder. 105-84 për Thunder u mbyll kjo ndeshje, ku për vendasit spikatën Pol Xhorxh dhe Karmelo Entoni me 28 dhe 22 pikë secili. Niks mundën të rezistonin deri në fillim të periodës së dytë, teksa në fund të pjesës së parë Thunder u shkëputën plus 20 pikë, duke e bërë të pamundur kthimin e rezultatit për miqtë.
Derbi i Kalifornisë mes Los Anxhelos Lejkers dhe Los Anxhelos Klippers u mbyll me fitoren 92 – 108 të skuadrës që drejtohet nga Dok Rivers e që kishte në përbërje edhe “yllin” e mbrëmjes, Blejk Griffin, i cili spikati me plot 29 pikë.