Shkup, 26 mars – Sektori i punëve të brendshme – Strumicë, ka parashtruar padi penale kundër K.T (28) nga Strumica për shkak të ekzistimit të dyshimit për veprën penale “fshehje të tatimit”, njofton Koha.
Gjatë vitit 2016, personi në fjalë me shitje nëpërmjet “Facebook-ut”, ka fituar 1.415.592 denarë, të cilat i ka pranuar me transferime të shpejtë parash, por nuk i ka evidentuar në deklaratën vjetore të Drejtorisë për të hyra publike të Republikës së Maqedonisë.
Në këtë mënyrë, K.T ka fshehur dhe nuk ka paraqitur tatim dhe e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 141.559 denarë.