Futbolli nuk është vetëm një sport dhe diçka të tillë e ka vërtetuar shpesh herë. Lidhja e tifozëve me skuadrën e zemrës duket se është diçka mjaft e veçantë dhe këtë, e tregon më së miri rasti i një tifozi të Mançester Junajtidit që jeton në Amerikë.
Nëpërmjet një postimi në “Tëitter”, Mat Uejmont ka zbuluar shokun e tij, Xhon i cili ka mundur kancerin në një fazë të avancuar dhe ëndrra më e madhe që ka është që të ndjekë Junajtidin në stadium. Ai shton se me një fond janë mbledhur paratë e mjaftueshme për të udhëtuar në Mançester, ndërkohë që nga futbollistët ka kërkuar që t’i sigurohet një biletë.
“Shoku im legjendar nga Amerika, Xhon ka mundur kancerin në nivelin e tretë. Ai është tifoz i përjetshëm i Mançester Junajtidit por kurrë nuk ka qenë në Angli ose në “Old Traford”. Ne kemi mbledhur mjaftueshëm paundë për ta sjellë në Mbretërinë e Bashkuar, por duam ndihmë që të hyjë në një ndeshje. Mançester Junatid-Brighton është dëshira jonë”, ishte postimi i Mat.
Sakaq, nuk ka vonuar përgjigja e Markus Rashford i cili i ka ofruar që ta kontaktojë me mesazh për t’i siguruar atë për të cilën tifozi ka nevojë. “Hej shoku, në kontakto në DM. Do ta zgjidh unë këtë gjë”, ishte përgjigja e Rashford.