Një grua britanike, e cila fitoi 148 milionë paund në vitin 2012, si pasojë e lotarisë kombëtare, ka bërë diçka të bukur për një nënë e fëmijën e saj. Ajo dhe ishbashkëshorti i saj ishin një prej fituesve të superçmimeve. Gillian Bayford nuk u dha pas luksit, por nisi një biznes që sipas mediave britanike, i ka ecur mjaft mirë. Por veprimi i gruas britanike, që ka bërë javën që lamë pas ka habitur shumë njerëz. Bayford i ka blerë një shtëpi një bashkëqytetareje të saj. Arsyeja është se djali i Jenny McMillan ka probleme fizike dhe i duhej një shtëpi e veçantë për të plotësuar nevojat e tij. Si pasojë, nëna e djalit të sëmurë nisi të kërkojë ndihma financiare pasi nuk e blinte dot shtëpinë. Atëherë Gillian Bayford, fituesja e lotarisë, pagoi gjithë shumën për blerjen e shtëpisë. Një gjest që rrallë herë mund ta shohim të ndodhë. “Do të isha duke paguar ende qiranë e shtëpisë nëse Bayford nuk do me ndihmonte. Ajo më ka bërë një nder të madh. Tani mund të kujdesem për tim bir në një shtëpi të qetë dhe të sigurt”, është shprehur Jenny.
Fitoi lotarinë 148 mln paund, gjesti i saj ka habitur të gjithë (FOTO)
Leave a comment