Zhermein Defo ka marrë më në fund medaljen e fituesit të Kupës së Ligës (EFL Cup) më shumë se 10 vite pasi ndihmoi Totenhamin të fitojë trofeun. Sulmuesi i Anglisë luajti për “Spurs” deri në fazën gjysmëfinale të këtij kompeticioni në sezonin 2007-08, por u transferua te Portsmuth më pak se një muaj para finales së “Wembley”.
36-vjeçari, i cili shënoi në raundin e pestë kundër Mançester Sitit atë sezon, shënoi edhe në gjysmëfinale golin e fitores në shtesë kundër Çelsit (2-1). Defo, tani lojtar i Bournemuth, mori medaljen në stadiumin e “Vitality” sot, nga kreu i EFL, David Uetherall.