Myrto Uzuni është përfshirë si njëri prej futbollistëve më të mirë në javën e 22-ë të kampionatit kroat. Jo vetëm kaq, por futbollisti i kombëtares së Shqipërisë u shpall dhe “Futbollisti më i mirë i raundit të 22-ë ligës kroate”.
Ai realizoi i vetëm fitoren ndaj Istras në fundjavë duke realizuar të dy golat e sfidës.
Kjo është hera e parë në këtë sezon që 24-vjeçari arrin të dominojë mbi të gjithë kolegët dhe kundërshtarët duke dalluar si futbollisti me paraqitjen më të mirë këtë javë në Kroaci.