Një 60-vjeçar nga Italia pati fatin të ishte fitues i lotarisë prej 1 milionë eurosh e luajtur në ditën e Epifanisë. Ai punon si parkues makinash në një diskotekë në jugperëndim të Torinos, ndërsa mëngjesin e së dielës u zgjua si një milioner. Në mënyrën më të rastësishme ai zbuloi se ishte fitues i shumës marramendëse, por për Biagio Vigna – 1 milionë euro ishin shumë. Isha duke ndihmuar djemtë të parkonin makinat, si zakonisht, kur dëgjova që tashmë ishte zbuluar fituesi i 1 milionë eurove. Kontrollova xhepin e pantallonave dhe vura se numri i thënë prej tyre përkonte me timin. Për pak desh pësova infarkt. Mora në telefon vajzën dhe i thashë që kisha fituar. “Bileta është e jotja, bëj çfarë të duash me të. Për mua janë shumë para, nuk i dua”, kanë qenë fjalët e para që Biagio i tha të bijës. “Unë tashmë e kam jetuar jetën time, besoj se vajzës sime do i shërbejnë më shumë se unë”, shprehet ai.