Shtip, 18 prill – Është e realizueshme shkalla e rritjes ekonomike e vendit prej 3,2 për qind për sivjet, edhe pse FMN-ja dhe Banka Botërore këto ditë kanë dalë me projeksion se sivjet rritja ekonomike do të jetë 2,8 për qind, konsideron kryetari i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë (ASHAM), Taki Fiti, i cili sot në Universitetin e Shtipit “Goce Dellçev” mori pjesë në promovimin e librit “Shtigjet e tranzicionit: analizë empirike të ekonomisë së Maqedonisë dhe të Bullgarisë, është punuar si projekt ndërkombëtar midis ASHAM-it dhe ASHB.
Fiti thotë se pas tejkalimit të krizës politike ngadalë kanë filluar të rriten investimet dhe konsumi personal.
“Është shumë me rëndësi si do të ruhet eksporti, te eksporti kemi përmirësime cilësore, zhvendosje, falë investimeve të huaja në zona. Do të thotë që kjo shkallë është e realizueshme. Përndryshe Maqedonia jo këtë vit, por në vitin 2019 edhe më tej duhet të bëjë gjithçka që të ekzistojë shkalla e rritjes midis 4,5 dhe 5 për qind. Ky është potenciali i ekonomisë së Maqedonisë, nëse duam të shkojmë përpara”, tha Fiti.