Shkup, 28 prill – Kreu i Akademisë së Shkencave dhe Arteve (ASHAM) Taki Fiti duke komentuar ngjarjet e në një nate më parë ka thënë se një eskalim i tillë i situatës në situata dramatike ishte i pritshëm për krizën e tejzagjatur dhe mosfunksionimin e institucioneve, raporton gazeta KOHA. Situata e mbrëmshme mund të tejkalohej, thotë ai, por problemi kryesor i gjithë asaj që ndodhi është mosfunksionimi i institucioneve, që nuk mundësoi zgjidhjen normale dhe pa kompilime të atilla. Fiti poashtu një pjesë të fajit ai ia adreson edhe Platformës së partive politike shqiptare dhe zhvendosjes së debatit në çështjet ndëretnike. “E përsëris se ishte e panevojshme që të ekzagjeroheshin, ka shumë problemet në sferën nacionale, nuk ishte e nevojshme që të diskutohej dhe të debatohej aq shumë, edhe pse Platforma krijoi probleme. Absolutisht ajo krijoi probleme, edhe pse në fund të fundit ai është një dokument që nuk është obligativ. Në vend që diskutimet të ishin për gjërat thelbësore, qenësore, fokusi u zhvendos tek çështjet ndëretnike. Ajo që ne për të cilën vazhdimisht po insistojmë, është që kriza të zgjidhet në një formë sa më të qetë. Dhe ne paralajmëruam se zgjidhja e këtyre çështjeve komplekse dhe të vështira që depërtojnë edhe tek marrëdhëniet ndëretnike jashtë institucioneve të sistemit, përkatësisht jashtë Parlamentit, mund të sillte këtë situatë në të cilën faktikisht gjendemi. Si kryetar i ASHAM-it apeloj që kjo situatë të zgjidhet në formë paqësore. Pa dialog këto çështje nuk mund të tejkalohen, pa dialogun e liderëve partiakë, por gjithsesi ky dialog duhet të bëhen brenda institucioneve të sistemit”, ka thënë kreu i ASHAM. Ai shton se pas kësaj që ndodhi të gjithë do ta kuptojnë se këtej e tutje vetëm dëme mund të kemi në çdo aspekt, fillimisht në reputacionin ndërkombëtar të vendit, por edhe në aspektin ekonomik, ndëretnik, e të tjera. “Është koha t’i japim fund. Këto ngjarje dhe kjo dhunë që ndodhi duhet të jetë mësim që të mbizotërojë arsyeja. I pyetur sesi mund të ndikojë ASHAM-i në tejlakimin e krizës, Fiti thotë se pa dyshim që do të japin kontributin e tyre, por jo përpara se të zgjidhet situata e koklavitur”, ka thënë Fiti.