Këto imazhe kaq befasuese tregojnë se si është jeta e përditshme për një fis në Sudanin e Jugut. Pak njerëz kanë mundësi të kenë akses në jetën e përditshme të tribusë Mundari. Një prej fatlumëve është edhe Tariq Zaidi, që sjell këto pamje. Mëngjesi nis si zakonisht për njerëzit e kësaj tribuje, të cilët pasi pastrojnë dhëmbët me kunja si ky i ri më poshtë, shkojnë poshtë lopëve dhe lahen me urinën e tyre. Ky veprim jo vetëm i ndihmon që të parandalojnë infeksionet, por edhe ua bën flokët me ngjyrë portokalli. I riu nga fisi vazhdon rutinën: Ai më pas pi qumësht direkt nga lopa. Por anëtarët e këtij fisi lyhen vazhdimisht edhe me hirin e zjarrit. Sipas tyre, kjo i ndihmon nga infeksionet, pickimet e mushkonjave, por edhe i nxehti përvëlues i Sudanit. Lopët janë shumë të rëndësishme në jetën e tyre dhe ata i mbrojnë me çdo kusht. Një lopë ose një dem kushton deri në 500 dollarë, një shifër shumë e lartë për këtë vend. Ata e mbrojnë lopën deri edhe me jetën e tyre. Çdo vit në këtë vend vidhen 350 mijë lopë dhe vriten mbi 2500 persona nga hajdutët e lopëve. “Lopët trajtohen si anëtarët e familjes”, thotë fotografi. “Familjet flenë me lopët, madje sigurohen se terreni ku shtrihen ato të jetë sa më i mirë dhe i butë”.