Fisi afrikan që lahet me urinën e lopëve! (FOTO)

Një djalë pi qumësht direkt nga lopa, një tjetër përkëdhel me dashuri brirët e një demi – njihuni me fisin Mundari të Sudanit jugor. Pasi kaloi 3 muaj në mesin e tyre, fotografi 42-vjeçar Mario Gerth arriti që të realizonte fotografi spektakolare nga përditshmëria e tyre.

Jeta e tyre është e ndërthurur ngushtë me bagëtitë e tyre, madje ata bëjnë dush nën urinën e kafshëve sepse besojnë se i mbron ata nga infeksionet.

E si pasojë, ata kurrë nuk hanë mishin e tyre dhe dieta e tyre përbëhet kryesisht nga qumështi dhe kosi. ‘Mundari nuk e sheh ndryshimin midis njeriut dhe lopës. Ata hanë, flenë dhe ecin së bashku. Lopët janë gjithçka për ta – monedhë, ushqim dhe krenari ”, është shprehur fotografi nga Gjermania.

Advertisements