Roberto Firmino është kthyer në një nga sulmuesit më të mirë në Evropë por talenti i tij mbase nuk do të ishte zbuluar po të mos ishte për Football Manager. 25 vjeçari po shijon një sezon fantastik te Liverpool pas kalimit të tij 42 milionë euro nga Hoffenheim në qershor të 2015. Firmino kishte që në 2011 që luante me ekipin e Bundesligas dhe një nga skautët Lutz Pfannenstiel ka zbuluar se braziliani është zbuluar nga loja e famshme kompjuterike Football Manager. Duke folur për talkSPORT, Pfannensteil zbuloi se si bleu lojtarin për 5 milionë euro nga Figueirense pasi e kishte parë në lojën kompjuterike. Në fillim ai kishte frikë se kishte paguar më shumë se ç’duhej por është i kënaqur me rezultatin e blerjes. “Kur blen një lojtar të kategorisë së dytë braziliane, vetëm 17 – 18 vjeç. Njerëzit mendojnë se ai duhet të luajë direkt në formacion. Njerëzit ishin skeptikë. Në fund e shitëm 42 milionë euro, kështu që mendoj se kemi bërë një punë të mirë.”