Shkup, 25 dhjetor – Deri në fund të vitit 2015 numri i kompanive shqiptare që veprojnë në Maqedoni arriti në 24.750, të cilat edhe përbëjnë 20 për qind të numrit të përgjithshëm të kompanive të regjistruara në vend. Të gjitha këto kompani me kapital privat shqiptar, në nivel vjetor marrin pjesë me 30 për qind në Bruto Prodhimin Vendor dhe kanë të punësuar rreth 100 mijë punëtorë. Sipas katalogut “Top 100 kompanitë të suksesshme në Maqedoni për vitin 2015”, të përgatitur nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), vetëm Top 100 kompanitë në vitin 2015 kanë patur 5.077 punëtorë, duke realizuar qarkullim në nivel vjetor mbi 622 milionë euro, me neto fitim prej mbi 36 milionë eurove. Në kategorinë e 10 kompanive më të suksesshme sipas kritereve qarkullim vjetor, numrin e të punësuarve dhe neto fitim gjatë vitit 2015, të gjitha së bashku në arkën shtetërore kanë derdhur mbi 190 milionë euro, ndërsa kanë realizuar neto fitim mbi 15 milionë euro. Këto 10 top kompani kanë numër të të punësuarve prej 1361 punonjës. Në vendin e parë në top listën e 10 kompanive më të suksesshme është kompania “Neptun”, me qarkullim vjetor prej mbi 53 milionë euro dhe me fitim neto të realizuar prej rreth 3 milion euro. Kjo kompani ka të punësuar 310 punëtorë. Në vendin e dytë është radhitur kompania “Dauti Komerc”, me qarkullim vjetor prej 36 milionë euro dhe neto fitim prej 1.2 milion euro, ndërsa ka të punësuar 261 punonjës. Në vendin e tretë si kompani më e suksesshme për vitin 2015, me qarkullim vjetor prej mbi 12 milionë euro dhe neto fitim prej 2.5 milion euro dhe me 63 të punësuar, është kompania “Bas Tuti-fruti”. Kompania tregtare “Kiper” ka zënë vendin e 4, me qarkullim vjetor prej 21 milionë eurove dhe me neto fitim të re… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.