Regjistri Qendror i Maqedonisë i përkujton subjektet juridike të themeluara konform Ligjit për shoqëri tregtare, të cilët e kanë lëshuar afatin për dorëzim të llogarisë vjetore për vitin 2016 në formë letre, se do të mund të parashtrojnë llogari të atillë, përmes sistemit për parashtrim elektronik përfundimisht me datën 15 të këtij muaji.
Në skadim të afatit, javën e ardhshme të mërkurën, Regjistri Qendror do të kryejë pranim të llogarive vjetore për vitin 2016 në formë letre për tregtarë individë dhe ushtrues të pavarur të veprimtarive në të gjitha zyrat regjistruese në mbarë Maqedoninë nga ora 08:00 deri 20:00.
Nga 15 marsi Regjistri qendror do të organizojë pranim të llogarive vjetore edhe në hapësirat e komunave Kratovë dhe Krushevë dhe në hapësirat e Uni bankës në Demir Hisar, në periudhën prej ora tetë deri në 16.