Shkup, 7 janar – Firmat të cilat kanë transakcione të bllokuara do të mund të kryejnë pagesa me përllogaritjen e kërkesave dhe obligimeve reciproke deri në fund të këtij viti. Ndryshimet e Ligjit për qarkullim pagesor, me të cilin propozohet të vazhdohet afati është në rend dite të seancës së nesërme kuvendore.
Me dispozitën e propozuar subjektet juridikë të cilët kanë llogari të bllokuara, shlyerjen reciproke të obligimeve në para dhe kërkesave përmes kompensimit, asignimit, dhënies dhe marrjes së borxhit do të mund ta kryejnë gjatë gjatë vitit 2019, gjegjësisht deri më 31 dhjetor të vitit 2019.
Me dispozitat aktuale të Ligjit për qarkullim pagesor është konfirmuar se pjesëmarrësit në qarkullimin pagesor të cilët kanë llogari të bllokuar mundet që shlyerjen reciproke të obligimeve në para dhe kërkesave përmes kompensimit, asignimit, dhënies dhe marrjes së borxhit ta kryejnë deri më 31 dhjetor të vitit 2018 të këtij viti.
Sipas propozuesit me ndërprerjen e mundësisë për pagesë me llogaritjen do të vihet në pikëpyetje puna e mëtejshme të personave juridikë me llogari të bllokuara, ndërsa qëllimi i vazhdimit të afatit është që të mundësohet që firmat me probleme financiare të vazhdojnë me punë dhe t’u lihet periudhë shtesë prej një viti në të cilin do të konsolidohen dhe do të vazhdojnë normalisht të funksionojnë.