Firmat kërkojnë zbatim, e jo ndryshim të vazhdueshëm të ligjeve për ndërtimtari dhe planifikim

Shkup, 14 nëntor  – Të sigurohet zbatim praktik i rregullativës për tokë ndërtimore, procedurat për ndërtim dhe për planifikim hapësinor dhe të mos ndryshohen shpesh, kërkojnë kompanitë nga ndërtimtaria, turizmi dhe industria e tekstilit pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.

“Ndërtimtaria është një prej segmenteve më të fuqishme i cili sjell benefit në ekonominë e shtetit. Ligjet në Maqedoni në njëfarë mënyre janë të mira, por do të duhet më mirë të zbatohen. Kemi kërkesë nga kompanitë që të mos ketë ndryshime të shpeshta të ligjeve të cilët e vështirësojnë punën e tyre të përditshme”, deklaroi Nebi Hoxha, kryetar i odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.

Firmat, deklaroi, theksojnë në moszbatimin e kontesteve të pazgjidhura gjyqësore, si dhe në problemet gjatë kalimit të pronësisë së tokës. “Problemet duhet të zgjidhen deri në fund, gjegjësisht ligjet nuk janë problem, por realizimi i tyre praktik”, potencoi Hoxha.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski shprehu gatishmëri për pranim të të gjithë ideve, propozimeve dhe iniciativave me të cilat do të përmirësohet rregullativa nga kjo sferë, ndërsa për të cilën problematikë është formuar grup pune. Qëllimi është që të bëhen ndryshime cilësore të cilët do ta përmirësojnë punën e kompanive, ndërsa qytetarët të mund t’i realizojnë të drejtat. “Konsiderojmë se nevojitet të lehtësohen procedurat për leje për ndërtim, procedurat për një pjesë të kërkesave të parapara në Ligjin për ndërtim, si dhe pjesën e revidimit të politikës ndëshkuese”, tha Sugareski, duke potencuar se është e rëndësishme që bashkërisht të konfirmohet se si të përmirësohet zbatimi i ligjeve.

“Nuk do të lejojmë që në periudhën e ardhshme për shkaqe personale të ndryshojë Ligji për ndërtim, i cili ka ndryshuar mbi 27 herë”, përsëriti Sugareski.

Trupi i formuar me përfaqësues të institucioneve shtetërore, odave, fakulteteve, sektorit joqeveritar, muajin e kaluar kanë kryer kontroll të gjithë materies. Pas analizës gjithëpërfshirëse të ligjeve të deritanishme në periudhën e ardhshme, sipas Sugareskit, saktë do të konfirmohet se në cilët drejtime do të zbatohen reforma që të krijohet legjislativë e re funksionale lehtë e përshtatshme ndaj nevojave dhe standardeve të reja. f