Shkup, 12 shkurt – Zvogëlimi i ekonomisë gri dhe korrupsionit, vendosja e rregullave të barabarta në lojë, sistem gjyqësor efikas dhe zbatim i marrëveshjeve, stabilizim i rrumbullaksimit makroekonomik, sistem tatimor transparent dhe të parashikueshëm dhe administratë tatimore efikase.
Këto janë reformat prioritare që duhet të sigurojnë klimë më të mirë të biznesit në Maqedoni, sipas vlerësimit të kompanive të anketuara me hulumtimin për klimën e biznesit në Maqedoni në vitin 2018, që vitin e tretë me radhë zbatohet përmes projektit të USAID “Partneritet për rregullore më të mirë të biznesit”.
Në prezantimin e hulumtimit ishte theksuar se niveli i kënaqjes së kompanive për rregullore të biznesit ende lë hapësirë për përmirësim të dukshëm, edhe pse tashmë dëgjohet zëri i biznesit gjatë sjelljes së ligjeve dhe zvogëlimit të dënimeve të caktuara në llogari të të cilave më të shpeshta janë vërejtjet.
Sipas hulumtimit, vitin e kaluar 43 për qind e firmave ishin përfshirë në sjelljen e rregullores së biznesit, përballë 28 përqind në vitin 2016. Më së shpeshti u janë kryer kontrollet inspektuese nga Drejtoria për të Ardhura Publike, pas së cilës vijojnë Inspektorati shtetëror i punës dhe Inspektorati i tregut, ndërsa gjysmës së firmave gjatë inspektimeve u janë caktuar vërejtje. Përafërsisht 70 për qind e kompanive të mëdha dhe të vogla kanë thënë se e kanë rritur numrin e të punësuarve, ndërsa nga firmat mikro dhe të vogla rritje të numrit të të punësuarve ka në 31, përkatësisht 54 për qind.
Gjashtëdhjetë e dy për qind e kompanive konsiderojnë se shteti nuk e mbështet sa duhet biznesin përmes rregullores, 21 për qind janë të kënaqur nga mbështetja e tillë, 14 për qind kanë thënë se abstenon, ndërsa tre për qind kanë dhënë vlerësim të shkëlqyer.
“Mbi 50 për qind e kompanive konsiderojnë se informimi për rregulloren duhet të përmirësohet. Kjo veçanërisht ka të bëjë me mikro ndërmarrjet e vogla të cilat janë 90 për qind nga numri i tërësishëm më së shumti për shkak të kapaciteteve të tyre kufizuese në ndjekjen e ndryshimeve”, informon Lubomir Dimovski, drejtor i Projektit të USAID.
Gjashtëdhjetë e nëntë për qind e firmave të mëdha, sërish, kanë vlerësuar se Maqedonia nuk e ka ndryshuar politikën afariste për investime përballë Ballkanit Perëndimor, ndërsa 17 për qind kanë thënë se klima për investime është përmirësuar përkatësisht përkeqësuar.
Siç theksoi Driton Iseni, drejtor ekzekutiv i Odës ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore, analiza tregon trend pozitiv në mendimet e kompanive në lidhje me rregulloren, qasja te informatat, si dhe për vlerën e odave në përmirësimin e tij.
“Konsiderojmë se duhet të bëhen përpjekje të mëdha në përmirësimin e rregullores si rezultat i dëgjimit më të madh të propozimeve të sektorit privat. Këtë vit pritjet janë të mëdha, platforma për dialog privat-publik funksionon me kapacitet të plotë dhe vetëm duhet të përshpejtohet tempoja, Qeveria e emëroi këtë vit si ekonomik dhe paralelisht me procesin për anëtarësim në NATO dhe negociatat inkuadruese me BE-në , dhe ky fakt do t’i motivojë sipërmarrësit t’i përshpejtojnë planet e tyre investuese dhe të kemi rritje dhe zhvillim më të mirë ekonomik”, tha Iseni.
Greçen Birkëll, kryerëse e detyrës si përfaqësuese e zyrës së USAID në Maqedoni, potencoi se përmes Komisionit për dialog privat-publik në dhjetor të vitit të kaluar odat kanë dorëzuar 38 rekomandime për përmirësim të rregullores në ndërtimtari dhe planifikimin urbanistik, furnizimet publike, turizëm, menaxhim me mbeturinat.
Me hulumtimin janë përfshirë 518 kompani nga katër oda të Maqedonisë, përballë 177 që ishin anketuar në vitin 2016, që, sipas bartësve të projektit është tregues se rritet besimi i biznesit se vota e tyre do të dëgjohet. Nga 518 kompani të anketuara nga fusha e tekstilit, bujqësisë, IKT-së, turizmit, ndërtimtarisë…, 85 për qind janë vendore, tetë për qind pronësi e përzier, ndërsa shtatë për qind me kapital të huaj. Sipas madhësisë 33 për qind janë mikro kompani, 42 për qind të vogla, 20 për qind të mesme, ndërsa gjashtë për qind kompani të mëdha. (koha.mk)