Fiori tregon momentet e vështira që po kalon nëna e saj: Po lufton me sëmundjen më të tmerrshme

66

Një muaj më parë, moderatorja e njohur Fiori Dardha tregoi se nëna e saj po përballet me sëmundjen më të tmerrshme në botë.

Së fundmi, Fiori ka hapur zemrën një një rrëfim të sinqertë në Instagram. Ajo tregon se kjo periudhë nuk është e lehtë për të, dhe i duhet të rrijë gjatë gjithë kohës pranë të ëmbël.

“Mami po lufton me sëmundjen më të tmerrshme në botë dhe për mua është gruaja më e fortë mbi tokë. Tani ndodhet në shtëpi, shkojmë në spital vetëm për të bërë kimioterapinë”, ka treguar Fiori për ndjekësit e saj.

Por si e përballon Fiori këtë situatë? Sigurisht, duke e dëgjuar teksa ajo flet, duke i shprehur mirënjohjen dhe dashurinë që ka për të.

Por si çdo njeri, edhe ajo “mundet” nga ndjenjat dhe për të mos qarë para të ëmës dhe familjarëve, ajo tregon se qan fshehurazi.