Pas blerjes së Frenk Riberi verën që lamë pas, Fiorentina është gati të bëjë një tjetër afrim të bujshëm në skuadër.
Klubi violë interesohet për mesfushorin gjerman të Juves, Emre Xhan, i cili nuk është i lumtur në Torino. Siç raporton “Sky Sport”, Fiorentina është gati të bëjë një ofertë për Xhanin, që po bën valixhet gati dhe pritet të largohet nga Juvja.
Padyshim që Fiorentina duhet t’i bëjë llogaritë mirë, pasi gjermanin e kërkojnë edhe klube të tjera si Bajerni, Dortmundi dhe PSG-ja.
Gjithashtu oferta që duhe t’i bëhet Juves duhe të jetë e lartë në këto momente, pasi Emre Xhan i duhet Sarrit, pas dëmtimit të Sami Khedirës.