Në përfundim të mbledhjes së asamblesë së Serie A, Giovanni Malago ka konfirmuar thashethemet që kanë qarkulluar gjatë gjithë ditës së sotme për sa i përket kontratës së Davide Astorit. Paratë do t’i kalojnë partneres së tij Francesca, dhe vajzës Vittoria.
Astori, kapiteni i skuadrës së Fiorentina-s, ishte lojtari i dytë më i paguar i ekipit në fillim të sezonit, me një rrogë 1.3 milionë euro në vit. Ai pritej të rinovonte kontratën të hënën, pas ndeshjes ndaj Udineses. Fiorentina ka shpallur tashmë që autopsia e Astorit do të zhvillohet ditën e martë më 6 mars. Trupi i futbollistit do të rikthehet në Firence të mërkurën, dhe do të dërgohet në krematorium,. Varrimi do të bëhet të enjten më 8 mars në Basilica të Santa Croce, në orën 10 të mëngjesit.