Pasi e transferoi Franck Ribery, Fiorentina po mendon që t’i bëjë edhe disa transferime deri në fund të afatit kalimtar. Skuadra italiane po mendon që ta transferojë mesfushorin e Manchester United, Fred, pasi nuk është në planet e skuadrës. Mesfushori u transferua nga Shakhtar Donetsk në verën e kaluar, mirëpo nuk ka arritur ta tregojë vetën në Old Trafford.
Sipas asaj që raporton La Nazione, klubi nga Serie A ka filluar kontaktet e para me Djajtë e Kuq për transferimin e 26-vjeçarit.