Skuadra e Fiorentinas ka shprehur interesim për mesfushorin e Juventusit, amerikanin Weston McKennie ka raportuar të mërkurën “La Nazionale”.
Te Fiorentina janë të gatshëm që Juventusit në shkëmbim të McKenniet t’i ofrojnë sulmuesin Dushan Vlahoviq apo mesfushorin Gaetano Castrovilli, të cilët pëlqehen nga “Zonja e Vjetër”.
McKennie iu bashkua Juventusit para fillimit të këtij sezoni nga skuadra e Schalkes për 25 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2025.
Kohët e fundit, McKennie ka humbur vendin e titullarit në ekip dhe te Juventusi po mendojnë për largimin e tij. Ai deri më tani, në 40 ndeshje ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë dy asistime.