Vetëm pak javë kanë mjaftuar që mes Luis Muriel dhe Fiorentinës të shpërthejë një lidhje e forte, e destinuar për të vazhduar gjatë. Sulmuesi kolumbian po tregon edhe një herë vlerat e tij në kampionatin Italian, duke bërë për vete edhe tifozët, çka ka bindur drejtuesit që të mos mendohen dy here për blerjen e kartonit të tij. 27-vjeçari u huazua nga Sevilla me të drejtë blerjeje pët 13 milionë euro, shumë që klubi vjollcë mund ta transferojë në arkën e andaluzëve që në muajin e ardhshëm.