Fiorentina i vendos çmimin Vlahovicit

19

Sulmuesi duket se do të largohet nga Serie A. Dusan Vlahovic ka kontratë të vlefshme me Fiorentinan deri në qershor të vitit 2023.

Ai ka refuzuar të rinovojë marrëveshjen e re që i është ofruar nga klubi, dhe pritet të largohet në fund të edicionit.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, Fiorentina është e gatshme të heq dorë nga ylli i ekipit dhe i ka vendosur çmimin prej 70 milionë euro për skuadrat që janë të interesuar për të.

Juventus dhe Inter janë skuadrat më të interesuar për 21-vjeçarin, por në garë janë edhe ekipe si Atletico Madrid e PSG që po monitorojnë situatën e tij. Vlahovic këtë edicion ka realizuar gjashtë gola e një asistim në tetë ndeshje të luajtura.