Nëse konfirmimi vjen nga vetë lojtari, atëherë nuk duhet të ketë më dyshime. Kokorin do të zyrtarizohet së shpejti si futbollist i Fiorentinës në Serinë A. Sulmuesi rus ka dhënë këtë deklaratë në vendlindjen e tij: “Jam praktikisht futbollist i Fiorentinës. Mungojnë vetëm vizitat mjekësore”, ka thënë Kokorin.
Fjalët e Kokorin janë pasuar nga një qëndrim i Spartakut të Moskës, që ka zyrtarizuar marrëveshjen. 29-vjeçari do të zbarkojë më 25 janar në Firenze për vizitat mjekësore dhe për të firmosur kontratën me klubin vjollcë.