Finlandezët, më racistët në Europë

Finlanda është vendi me shkallën më të lartë të paragjykimit racor dhe dhunës kundër migrantëve nga vendet afrikane. 63 për qind e të anketuarve pranuan se kishin ndjenja përçmuese ndaj ekstrakomunitarëve. Në raportin e Agjencisë së BE-së për të Drejtat Themelore për vitin 2017 thuhet se emigrantët vijojnë të vuajnë përjashtimin social dhe racizmin në thuajse në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.

Në Austri është e zakonshme që policia të ndalojë për kontroll njerëzit me ngjyrë, por vetëm 31% e tyre besojnë se kjo ndodhi për shkak të kombësisë së tyre. Nuk mbeten pas as Italia, Greqia dhe Luksemburgu. Në këto vende emigrantët përballen me sulme fizike dhe verbale, diskriminim dhe paragjykime në shumë aspekte të jetës së përditshme kur kërkojnë punë apo shtëpi. Mbretëria e Bashkuar dhe Malta janë ndër vendet e fundit në listën e dhunës  kundër ekstrakomunitarëve.

Drejtori i Agjencisë, Europiane Michael O’Flaherty tha se “racizmi në bazë të ngjyrës së lëkurës mbetet një kamzhik i përhapur në të gjithë Europën.” Sipas tij kjo prirje është e kombinuar me rritjen e nacionalizmit dhe të djathtës ekstreme në botë.