Mijëra finlandezë i janë përgjigjur thirrjes të dëshpëruar të fermerët që të shpëtojnë vjeljen verore të frutave të vogla pasi vjelësit e huaj u ndaluan për shkak të kufizimeve të vendosura në luftën kundër koronavirusit.
“Pas 22 vjetësh, kemi përsëri punëtorë finlandezë në fushat me luleshtrydhe, situata është shumë e pazakontë,” tha Vesa Koivistoinen, pronare e fermës më të madhe të luleshtrydheve në Finlandë në fshatin jugor Holola.
Për t’u ballafaquar me rekoltën e frutave të vogla, në Finlandë zakonisht duhen rreth 16,000 punëtorë sezonalë në vit, “kryesisht nga jashtë”, tha Kati Kuula nga sindikata bujqësore MTK. Pasi që në pranverë u kufizuan udhëtimit për shkak të koronavirusit, asociacionet e këtyre sektorëve dhe Qeveria u frikësuan nga mungesa e fuqisë punëtore dhe shpallën programe për rekrutimi e punonjësve.
Në një nga fushatat më të mëdha të mediave sociale #Seasonwork (Puna Sezonale), e mbështetur nga qeveria, shfaqet një vajzë bjonde që qëndron me krenari në një fushë gruri, duke bërë thirrje për “të gjitha duart e mundshme punëtore për të siguruar ushqim të gatuar në shtëpi për tryezat finlandeze”.
Deri më tani këtë vit, vetëm një e treta e numrit të zakonshëm të punëtorëve kanë mbërritur nga jashtë, të gjithë nga Ukraina, dhe pjesën tjetër të deficitit e plotësojnë banorët e Finlandës, njoftoi Kuula. Nga 350 finlandezë që punojnë në fermën me luleshtrydhe të Vesa Koivistoinen, shumica janë studentë midis moshës 15 dhe 20 vjeç, ndërsa pjesa tjetër kanë humbur punën e tyre për shkak të koronavirusit. Sari, një masazhiste 52-vjeçare, aplikoi për punë pasi biznesi i saj u mbyll në pranverën e kaluar.
“ Unë jam vajza e një fermeri dhe si e re kam punuar në fushat me luleshtrydhe. Kështu që unë e dija se çfarë më priste,” tha ajo. Ndërkohë, 29-vjeçari Jane Erolla, i cili ka qenë punëtor sezonale disa herë, por asnjëherë nuk ka vjelë fruta më parë, thotë se planifikon të qëndrojë deri në fund të sezonit të luleshtrydheve në fund të gushtit.
Për të mbushur një arkë prej shtatë kilogramësh duhet “pak më shumë se një orë”, thotë Erolla, i cili fiton 1.2 euro për kilogram.
Koivistoinen saktësoi që meqenëse finlandezët nuk mund të vilnin aq shpejt sa punëtorët me përvojë ukrainase, ai u ofroi atyre një shpërblim prej 10 për qind për ta bërë kohën e tyre më të vlefshme. Përpjekjet për të gjetur njerëz dhe pagat më të larta i kanë rritur shpenzimet, por Koivistoinen thotë se ai do të jetë i lumtur të punësojë punëtorë lokalë në të ardhmen. “Ne kemi dashur të kemi mundësinë për të punësuar finlandezë, sepse këtë vit shumë kompani të tjera nuk mund të ofrojnë punë për verën”, tha ai. Sidoqoftë, jo të gjithë duan të punojnë shumë në kushtet e një moti të ndryshueshëm në Finlandë.
“Në të vërtetë, puna është fizike dhe larg shtëpisë time,” tha Laura, 17 vjeç, e cila nënshkroi një kontratë së bashku me miqtë e saj të shkollës Senin dhe Mohamedin. Të tre janë ulur për të pushuar pranë fushave, gishtat e tyre janë të kuq, të lyer me lëng luleshtrydheje. “Në të vërtetë, unë kam pasur një ofertë pune më parë këtë verë, por më pas ata më thanë që nuk mund të më merrnin për shkak të koronavirusit,” shtoi Mohamed.
Apel për shpëtimin e boronicave
Edhe pse fuqia e brendshme punëtore erdhi në ndihmë të korrjes së luleshtrydheve në Finlandë, fati i boronicave të këtij viti, një pjesë e detyrueshme e kulturës finlandeze të ushqimit, duket shumë më e pasigurt. Çdo vit, industria finlandeze, nga ushqimi në kozmetikë, konsumon 20 milion kilogramë boronica – një varietet i vogël evropian që nuk rritet në fushë, por rritet me bollëk në pyjet e gjera të Finlandës. Frytet zakonisht vilen nga nga punëtorët tajlandezë, të cilët vijnë në sezonin e korrjes në fund të verës, por për shkak të kufizimeve të vendosura nga pandemia, askush nuk do të lejohet të vijë këtë vit.
Përkundrazi, media sociale në Finlandë është plot me njoftime që i bëjnë thirrje çdo finlandezi që është në moshë i aftë për punë të marrë një kovë me boronica për të shpëtuar këto fruta të vogla. Disa prej kompanive që presin vjeljen e këtyre frutave nuk janë të kënaqur me përgjigjen ndaj thirrjeve në mediat sociale dhe kanë thënë se do të importojnë boronica nga Polonia ose Rusia këtë vit, duke paralajmëruar se kjo mund të çojë në çmime më të larta në dyqane.