Bruksel, 1 korrik – Finlanda prej sot do ta ndërmarrë kryesimin gjashtëmujor me Bashkimin Evropian.
Kjo është hera e tretë, që Finlanda si vend-anëtar i BE-së, të kryesojë me Këshillin e BE-së.
Këshilli i BE-së është trup i cili i bashkon ministrat e vendeve-anëtarë dhe takohet sipas sferave të caktuara, nga bujqësia e deri te çështjet e jashtme dhe të brendshme.
Vendi anëtar i cili kryeson në periudhë prej gjashtë muajve i mban të gjitha mbledhjet e Këshillit të BE-së, përveç Këshillit të ministrave të Punëve të Jashtme, me të cilin kryeson ministri i Punëve të Jashtme i BE-së.
Njëkohësisht, vendi kryesues është i obliguar që të udhëheqë edhe grupe profesionale, por edhe të bashkëpunojë me Komisionin Evropian dhe me Parlamentin Evropian në emër të Këshillit të Evropës.
Finlanda e ndërmerr kryesimin me Këshillin e BE-së nga Rumania, ndërsa më 1 janar të vitit 2020 do t’ia dorëzojë Kroacisë.
Para se ta ndërmarrë presidencën me Këshillin e BE-së, Finlanda paralajmëroi se programi i saj do të bazohet në qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe ekologjike të Evropës.
Si prioritet kyç të presidencës së saj, Finlanda e përmend rolin e BE-së në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Programi i kryesimit finlandez përfshin edhe përforcimin e tregut të vetëm, politikë e bazuar në tregti të lirë, shfrytëzimin e potencialeve të cilat mundësojnë zhvillim, inovacione dhe digjitalizim.