Finlanda negocionon me Rusinë për vaksinën “Sputnik V”

11

Helsinki, 16 prill – Ministrja finlandeze e Shëndetësisë Krista Kiuri deklaroi se vendi skandinav fillon negociata me Rusinë për furnizim të vaksinës së saj “Sputnik V” kundër Kovid-19, e cila ende nuk është miratuar për përdorim në Bashkimin Evropian.

“Do të kthehemi drejt Rusisë që të negociojmë. Kjo është në pajtim me skemën e përbashkët për furnizime të Bashkimit Evropian, sepse Unioni ende nuk ka marrëveshje me prodhuesin. Nuk mund të them si do të zhvillohet, por puna ka filluar në Ministrinë e Punëve të jashtme”, tha ministrja Kiuru para Parlamentit.

Dy vende-anëtare të BE-së, Hungaria dhe Sllovakia, tashmë e kanë miratuar ilaçin për përdorim urgjent. Gjermania po përgatitet të fillojë bisedime dypalëshe me Rusinë.