Bruksel, 14 maj – Gjykata revizore evropiane paralajmëron se Komisoni evropian nuk ka mënyrë efikase të vlerësojë se si harxhohen fondet e saj, qëllimi i të cilave është rritja e mbulimit mediatik të çështjeve evropiane, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Brukseli, përcjellë KOHA.
En-Bi-Si- amerikan vitin e kaluar bleu 25 për qind nga kanali informativ evropian Euronjuz, i cili financohet pjesërisht nga Komisioni evropian dhe nga serviset publike të vendeve evropiane.
Megjithatë, sipas revizorëve evropianë, Komisioni nuk është në mundësi të kontrollojë në mënyrë efikase se si harxhohen paratë e veta, pasi e ka ndryshuar metodën e subvencionimit.
Në periudhën 2014 dhe 2018, Komisioni evropian ka ndarë gjithsej 122 milionë euro për Euronjuz-in, që paraqet një të tretën nga të ardhurat e kanalit.
Raporti, po ashtu thekson se nuk ekziston mënyrë mjaftë e besueshme që të kontrollohet shikueshmëria e kanalit dhe paralajmëron se Euronjuz nuk është servis publik.(koha.mk)