Për ekspertët ekonomik zbatimi i këtij koncepti është vështirë të funksionin në Maqedoni sepse këtë koncept me sukses e zhvillojnë vendet të cilët janë pjesë e BE-së ndërsa Maqedonia ende nuk është pjesë e vendeve të BE-së dhe nuk ka traditë të investimeve të këtij lloji koncepti ku pothuajse gjithçka bëhet në formë elektronike
Zejnulla VESELI
Shkup, 18 korrik – Këshilli për zhvillim të tregut të kapitalit pranë Ministrisë së Financave ka diskutuar të hënën për zbatimin e konceptit “Kraudfanding” apo “Financimit grupor” në Maqedoni, gjegjësisht konceptit për grumbullimin e mjeteve nga një numër më i madh i investitorëve për financimin e kompanive dhe qasjen më të lehtë deri të kapitali nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, e në veçanti kompanitë e reja të sapo formuara.
Këshilli në fjalë i kryesuar nga ministri i Financave, Dragan Tevdovski, guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, ministrja për Punë dhe Politikë sociale, Mila Carovska, ajo pa resor Zorica Apostoloska, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe të tjerë, kanë konstatuar se mundësia për vendosjen e kësaj mënyre për financim në Maqedoni tanimë është i mundshëm, ndërsa si shembull të suksesshëm e kanë marrë konceptin “Kroudfanding” i cili po zhvillohet në vendet e rajonit, si ajo në Kroaci, e cila përmes Platformës Estoneze, me sukses mbledh mjete për investime në projekte dhe ndihmon kompanitë e vogla dhe të mesme të cilat kërkojnë mjete. ”E vetmja mënyrë që ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të kenë qasje deri te ky fond, i cili do të menaxhohet përmes kanaleve bankare, është të kenë të regjistruar kompani”, thuhet nga Këshilli për zhvillim të tregut të kapitalit. Për ekspertët ekonomik, zbatimi i këtij koncepti është vështirë të funksionoj në Maqedoni, sepse këtë koncept me sukses e zhvillojnë vendet të cilët janë pjesë e BE-së, ndërsa Maqedonia ende nuk është pjesë e vendeve të BE-së. Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) thonë se zbatimi i “Kroudfunding” paraqet një koncept të ri të financimit për vendin tonë edhe pse i njëjti është mjaft atraktiv dhe i njohur në vendet tjera dhe se ky koncept i ri do të zgjerojë gamën e instrumenteve financiare për financim të projekteve pasi që në Maqedoni njëri prej problemeve kryesore në funksionimit të bizneseve të vogla dhe të mesme është qasja në financa. “Rrjedhimisht nëpërmjet kësaj platforme mundësohen që të grumbullohen mjete financiare pothuajse nga çdo qytetar me shuma shumë të ulta gjë që do të mundëson në funksionalizimin më të madh të mjeteve dhe futjen e tyre në ekonominë reale e jo vetëm të kemi kursime në banka”, thotë Milaim Ameti nga OEMVP-ja. Edhe pse ky koncept me sukses funksionon në shumë vende të botës, Ameti thotë se për ekonominë e vendit do të jetë një koncept sfidues sepse Maqedonia nuk ka traditë të investimeve të këtij lloji ku pothuajse gjithçka bëhet në formë elektronike. “Por sigurisht që duhet të punohet në këtë fushë me qëllim të nxitjes së investimeve përmes formave më bashkëkohore të platformave të këtilla, sepse këtu ka qasje çdo qytetar dhe sigurisht që do të mund të kemi motiv më të madh për sipërmarrësit e rinj që ata të krijojnë veprimtari në vend dhe të ngelen këtu por edhe nga ana tjetër do të kemi zhvillim më të madh të vendit”, thotë Ameti. Nga OEMVP-ja thotë Ameti do të përkrahet çdo që iniciativë qeveritare që ka të bënë me shtimin e instrumenteve ose platformave të reja të financimit me të vetmin qëllim që qarkullimi i parave të jetë më i lartë në ekonominë reale sepse këtu do mundëson që me të njëjtin fond të parave të kenë leverdi më të madhe të gjithë si investuesit ashtu edhe shtetit duke marrë parasysh tatimet që dalin nga çdo transakcion i mjeteve tyre. (koha.mk)