Londër, 5 nëntor – Me bllokimin e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, presidenti francez Emanuel Makron e shokoi dhe e minoi rajonin, stabiliteti i të cilit është i lidhur me stabilitetin e kontinentit evropian, vlerëson gazeta londineze “Financial Times” në analizën me titull “Udhëheqësia e re e BE-së duhet t’i konfirmojë rregullat e veta në politikën e jashtme”.
Gazeta vlerëson se në rastin me Maqedoninë e Veriut, lëvizja e Makronit e tregoi hipokrizinë e BE-së, duke përkujtuar se Unionit një kohë të gjatë ka premtuar fillim të negociatave për anëtarësim nëse vendi kas në kompromis me Greqinë rreth emrit, kush i cili u realizua me Marrëveshjen e Prespës, që hyri në fuqi në muajin shkurt.
“Për hir të së vërtetës, Makroni nuk ishte vetë në shprehjen e rezervave ndaj zgjerimit të BE-së ndaj Evropës Juglindore. Danimarka dhe Holanda e mbështetën Francën në kundërshtimin e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë. Përveç kësaj, kur Parlamenti Evropian e miratoi rezolutën për mbështetje të fillimit të negociatave për anëtarësim me dy shtetet ballkanike, 136 eurodeputetë ose pothuajse një e katërta e atyre që votuan, e mbështetën qëndrimin e Makronit”, vlerëson “Financial Times”, përcjell KOHA.
Gazeta konsideron se Makron ka të drejtë kur insiston se Unioni duhet të fokusohet në reformat e brendshme, para se të pranojë anëtarë të rinj, duke vlerësuar se “projekti më i rëndësishëm i BE-së” – Eurozona 19-anëtarëshe, mbetet deri në gjysmë të shtëpisë së ndërtuar, ndërsa mungon edhe aksioni i zgjeruar evropian në disa sfera siç janë migracioni dhe politika për azil.
“Financial Times” përkujton edhe se janë shfaqur zëra se qëllimi real i Francës është që “përgjithmonë ta mbyllë derën e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor” dhe në vend të kësaj t’u ofrohet anëtarësimi në të a.q. zona evropiane ekonomike, me çka ato shtete mund të mbesin jashtë institucioneve politike të Unionit dhe do të mund të mbesin evropianë nga rendi i dytë.
“Mossukseset në Siri dhe në Ballkan janë sinonim të cilat tregojnë në pozitën e pasigurt të BE-së në korniza globale dhe të joefikasitetit të bashkëpunimit francez-gjerman. Por, nëse BE-ja nuk mund t’i zgjidhë punët para derës së saj, ku do të mund?”, konkludon “Financial Times” në analizën e saj. (koha.mk)