Financat personale të Trump – Demokratët votojnë për të aksesuar deklaratat tatimore

Asambleja e New Yorkut kaloi një ligj që do ta bëjë më të thjeshtë hetimin e presidentit Donald Trump, për të fituar akses në deklaratat te tij tatimore. Asambleja Shtetërore dhe Senati i kontrolluar nga demokratët votuan mbi këtë masë, që mund të anashkalojë refuzimin e Trump për të dorëzuar deklaratat e tij tatimore në Kongres. Republikanët e New Yorkut që kundërshtuan ligjin, e quajnë një abuzim të pushtetit.

Trump ka refuzuar të dorëzojë deklaratat tatimore, duke thyer traditën e presidentëve amerikanë që bëjnë publike financat personale për të provuar që nuk kanë konflikte të interesit. Pavarësisht se ligji nuk shënjestron Trump në mënyrë direkte, ai lejon Departamentin Shtetëror të Taksimit dhe Financave, që të ndajë deklaratat shtetërore të taksave me komisionin në kongres që e kërkon.

Trump dhe demokratët që kontrollojnë Shtëpinë e Përfaqësuesve, janë përfshirë në një betejë mbi aftësinë për ta hetuar presidentin. Presidenti ka bllokuar shumë hetime të kongresit, duke refuzuar dëshminë nga këshilltarët dhe mos dorëzuar dokumente.(koha.mk)