Ekspertët ekonomik thonë se këto paralajmërime për investime dhe projekte janë të mirseradhura në këto kohë të vështira të pandemisë, mirëpo shtojnë se vështirësitë dhe problemet me realizimin e më shumë projekteve vitet e kaluara, shtrojnë dilemat se sa jemi të përgatitur për shfrytëzimin e mjeteve të tilla
Fisnik PASHOLLI
Shkup, 20 tetor – Bashkimi Evropian pritet të investojë 9 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor në periudhë n 2021-2027. Pritet që përmes projekteve të ndryshme të mbështetet rritja ekonomike dhe punësimi në gjashtë vende të rajonit të paqëndrueshëm. Prioritet janë projektet që afrojnë edhe më shumë ekonomitë e vendeve të rajonit me njëra-tjetrën por edhe me unionin. Investimet do të përqendrohen kryesisht në transport, energji, projektet në mbrojtje të ambientit e ato digjitale që synojnë krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik afatgjatë. Plani do të orientohet në 10 fusha kryesore, duke përfshirë rrjetet rrugore dhe hekurudhore, energjinë e rinovueshme, shkurtimin e emetimeve të gazrave serë, përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave dhe ujit, rinovimin e ndërtesave publike dhe vendosjen e internetit të brezit të gjerë. Por Brukseli pret që vendet e Ballkanit të ecin përpara me reformat politike dhe ekonomike që synojnë harmonizimin me rregullat dhe standardet e BE, për të pranuar paratë. Ky plan shkon paralelisht me zbatimin e reformave sepse pa reformat është e pamundur të krijosh mjedisin e duhur të biznesit për investitorët”, thotë Komisioneri i Zgjerimit të BE-së, Oliver Varheji.
“Kjo do të thotë se ata kanë nevojë për një sistem funksional të sundimit të ligjit, gjyqësor të pavarur, një sistem të besueshëm tatimor që do ta bëjë interesante për kompanitë të vijnë dhe të investojnë në rajon”, thekson ai. Kryeministri Zoran Zaev pas takimit me euro komisarin Varheji theksoi se të gjitha planet e shtetit për investime janë pranuar në pakon ekonomike që e ka miratuar Komisioni Evropian për lidhjen e rajonit. “Bëhet fjalë për investime në rrugë, hekurudha, stacione të gazit, burime të rinovueshme të energjisë , stacionit e pastrimit në qytetin e Shkupit, përkrahjen e bizneseve. Projektet janë të gatshme, ndërsa implementimi i tyre pason në katër pesë vitet e ardhshme që përkon edhe me mandatin e qeverisë sonë”, thotë Zaev. Ai shtoi më tej se shpreson që do të kemi më shumë mundësi që të lëshohen bashkërisht këto projekte. Do ti arsyetojmë këto projekte përmes reformave që do ti përfundojmë theksoi kryeministri Zaev.
Ekspertët ekonomik thonë se këto paralajmërime për investime dhe projekte janë të mirëseardhura në këto kohë të vështira të pandemisë , mirëpo shtojnë se vështirësitë dhe problemet në vend me realizimin e më shumë projekteve në vitet e kaluara shtrojnë dilemat se sa jemi të përgatitur për shfrytëzimin e mjeteve të tilla. Sugjerojnë që ti kushtohet një vëmendje më e madhe dhe maksimale shfrytëzimit të mjeteve për financimin e projekteve të ndryshme. “Si shtet kemi problem me mungesën e kapaciteteve administrative për realizimin e projekteve të ndryshme vendore dhe të huaja. Edhe biznesi në vazhdimësi ka kërkuar që çdo qeveri të angazhohet për një shfrytëzim sa më të madh të këtyre financimeve nga jashtë si dhe realizimin e projekteve kapitale në të ardhmen”, thotë eksperti Zoran Ivanovski.
Në ndërkohë ndërtimtarët kërkojnë që kompanitë vendore të jenë realizues kryesor të projekteve të ndryshme infrastrukturore në vend të kompanive të jashtme. “Shteti duhet të na mundësojë që të kontribuojmë më shumë për rritjen e ekonomisë vendore ku duhet të zgjidhet problemi dhe pamundësia që kompanitë vendore të mos mund të marrin pjesë as në tenderë t vendorë dhe duhet të punojnë si nënkontraktues në shtetin e tyre”, thotë Andreja Serafimovski, kryetar i Odë s së ndërtimtarisë pranë Odës ekonomike të Maqedonisë.
Nga ana tjetër, ndër projektet e mëdha infrastrukturore që presin financime të jashtme dhe projekte të qëndrueshme për përfundimin e tyre janë edhe hekurudha me Bullgarinë, si dhe hekurudha Kërçovë-kufiri me Shqipërinë që do të kushtojë mbi 500 milionë euro.
Pas përfundimit të autostradës Kërçovë-Strugë-Ohër si prioritet në korridorin tetë do të jetë edhe autostrada Gostivar-Kërçovë që kushton afër 300 milionë euro si dhe rruga prej Izvorit në afërsi të Kërçovës deri tek Ura e Boshkut në Dibër që kushton ndërmjet 20 dhe 30 milionë euro, si aks që do të lidhë Rrugën e Arbërit që do të përfundojë në verë n e vitit 2021. Për rrugën Tetovë-Prizren me tunel pritet që së bashku me palën kosovare të analizohet mënyra më e arsyeshme ekonomike për realizimin e saj. Maqedonia do të ndërtojë edhe lidhje të reja për transportin e gazit dhe gazit të lëngshëm nga Greqia me të cilat do të furnizohen edhe shtetet e rajonit.
Ndër projektet e më dha që priten të realizohen është edhe hidrocentrali Çebren me partneritet privat publik në favor të uljes së ndotjes dhe rritjes së shfrytëzimit të burimeve të rinovueshme të energjisë. Projekti do të kushtojë 570 milionë euro me një fuqi të instaluar prej 333 megavat dhe në vit do të prodhojë 1000 gigavat orë energji elektrike. Pritet që kur të fillojë me prodhimin, HEÇ Çebren të ulet për 913 mijë tonë më pak emetimi i dyoksid karbonit për shkak se energjia do të prodhohet nga uji në vend nga qymyri.
PROJEKTET E SHQIPËRISË, FINANCIME NGA BE
BE do të financojë linjën hekurudhore që lidh Tiranën dhe Podgoricën. Gjithashtu, do të synohet përfundimi i “Autostradës Blu” përgjatë bregdetit nga Kroacia deri në Greqi. Pjesë e investimeve do të jetë “bypass”-i i rrugës së Tiranës. Investimet në energjetikë do të synojnë shtimin e burimeve prodhuese, si dhe rehabilitimin e atyre ekzistuese, si hidrocentrali i Fierzës. Kjo do të bëjë të mundur edhe rritjen e eksportit të energjisë.
Një tjetër projekt prioritar që Bashkimi Europian synon të financojë në Shqipëri është ai për kalimin nga qymyri shumë ndotës në burime më të qëndrueshme dhe të gjelbra të prodhimit të energjisë, në bazë edhe të Marrëveshjes së Parisit. Ky projekt do të sjellë ndërtimin e gazsjellësit Fier-Vlorë, si pjesë e tubacionit Trans-Adriatik, si dhe tubacioni Jon-Adriatik përgjatë bregdetit do të ketë përparësi, duke lehtësuar një diversifikim të madh të burimeve të furnizimit me gaz në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë. (koha.mk)