Shkup, 24 prill – Ashtu siç u paralajmërua, ndeshja finale e Kupës së Maqedonisë në futboll, ndërmjet Shkëndijës dhe Pelisterit do të luhet në stadiumin “Mladost” në Strumicë më 23 maj me fillim në ora 20. Lajmin e ka konfirmuar edhe Federata Futbollistike e Maqedonisë. Cekim, këto dy ekipe u ndeshën në të njëjtin stadium edhe vitin e kaluar, ku më të suksesshëm pas ekzekutimit të penalltive ishin futbollistët e Pelisterit. Ndërkaq, do të jetë kjo një mundësi e mirë që Shkëndija ti hakmerret Pelisterit dhe të fitojë edhe një trofe, pas atij në kampionat ku javën e kaluar u shpall kampion i ri. Ndërkohë, nga FFM konfirmuan se ndeshja e anuluar e javës së 26 ndërmjet FC Shkupi dhe Pelisterit do të luhet më 9 maj në stadiumin në Çair.