Shkup, 4 maj – Sipas gjitha gjasave qyteti i Strumicës do të mirëpret finalistët e Kupës së Maqedonisë, Shkëndija dhe Pelisteri, e cila do të zhvillohet më 17 maj në ora 17.30. Derisa kanë mbetur jashtë stadiumi “Telekom Arena” dhe ai në Shtip.
Kështu ka vendosur Federata Futbollistike e Maqedonisë, duke ia dhënë organizimin e Kupës sërish qytetit të Strumicës, ku kjo e fundit së fundmi ishte organizatore e një kompetcioni të tillë në vitin 2002. Cekim, fitues aktual i trofeut të Kupës është skuadra e Shkëndijës, e cila do të tentojë që për të dytën herë të fitojë këtë trofe, i cili pas titullit të kampionit, është i dyti me vlerë. Ndërkohë, edhe skuadra e Pelisterit do të kërkojë trofeun e dytë në historinë e saj pas pritjes 15-të vjeçare. (B.K.)