Shkup, 30 mars – Sot, Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetsisë dhe Ministrinë e Mbrojtjes, finalizoi spitalin e përkohshëm ndihmës pranë klinikës Nënë Tereza i cili do të shërbejë në rast të mbingarkimit të klinikës së qytetit me pacientë të infektuar nga virusi korona.