Finalizohen reformat për anëtarësimin e plotë në NATO

0

Shkup, 24 korrik – Komiteti për integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, në seancën e djeshme në të cilën ka kryesuar kryeministri Zoran Zaev ka diskutuar për statusin dhe përparimin e reformave në shërbimet e sigurisë.

Siç njoftojnë nga pres shërbimi qeveritar, në seancë para anëtarëve të Komitetit, drejtori i Agjencisë për siguri kombëtare (ASK) Viktor Dimovski ka informuar për intensitetin e aktiviteteve dhe zgjidhjeve sistemore të strukturimit të Agjencisë së sapoformuar (ASK), duke ndjekur kriteret dhe standardet e Aleancës Veriatlantike.

“Janë shqyrtuar edhe mënyrat e vendosjes së komunikimit të sigurisë me NATO-n dhe janë rishikuar mundësitë për sigurim të zgjidhjes hapësinore për misionin e përhershëm të vendit si anëtare e plotfuqishme në NATO”, qëndron në kumtesë.

Në seancë anëtarët e Komitetit kanë biseduar edhe për disa çështje që i referohen realizimit të kornizës së caktuar për vazhdimin e reformave vendore si dhe rrjedhën e deritanishme të ratifikimit të Protokollit për anëtarësim të RMV-së në NATO nga ana e shteteve -anëtare.

Comments are closed.