US Open ka kampionin e ri që është spanjolli Rafael Nadal, një tenist që e fiton për të katërtën herë këtë kompeticion të rëndësishëm dhe arrin në kuotën e 19 slam-eve total në karrierën e tij.
Finalja e madhe, e zhvilluar në stadiumin e tenisit “Arthur Ashe” në New York, ishte vërtetë spektakolare dhe tejkaloi të gjitha pritshmëritë, duke zgjatur plot 4 orë e 51 minuta, deri sa të shpallte kampionin e këtij edicioni.
Sfida nisi mjaft mirë për Nadal, që pavarësisht rezistencës së kundërshtarit, arriti të fitojë dy setet e para me rezultatet 7-5 dhe 6-3, duke dhënë sinjalet e një fitoreje të pastër 3-0 me sete.
Megjithatë reagimi i Daniil Medvedev ishte për t’u admiruar, pasi në dy setet e ardhshme rusi luajti gjithçka për gjithçka dhe arriti t’i fitojë ato me rezultatet 5-7 dhe 4-6, duke rikthyer sërish baraspeshën në lojë.
Akti final shkoi sërish për Nadal, që arriti të menaxhojë më mirë lodhjen dhe të reagojë bindshëm, duke fituar me rezultatin 6-4 dhe duke u shpallur kampion i finales së tretë më të gjatë në historinë e US Open.