Filpçe: Nuk kemi obligim për pagesë të gjobave të Bankës të KE

Shkup 9 maj – Para dy javëve kishim mbledhje me Bankën e Këshillit të Evropës. Mbetet që një pjesë e parave për Spitalin klinik në Shtip, ndërsa ne hoqëm dorë nga pjesa që ishte për Qendrën klinike në Shkup në kuadër të kampusit aktual. Ndaj Bankës ne nuk kemi asnjë detyrim për të paguar çfarëdo gjobe.

Këtë sot e deklaroi ministri për shëndetësi Venko Filipçe, i cili tha se bëhet fjalë për gjoba të cilat eventualisht do të duhej t’i paguajnë ndaj kontraktuesit me të cilin është nënshkruar marrëveshja.

“Ajo ishte kompania italiane “Inso” e cila këtu mori pjesë si partneritet. Ramë dakord së shpejti të kemi edhe një takim dhe të bisedojmë se nëse mundemi në njëfarë mënyre për të kompensuar atë që ata të kyçen në aktivitete të tjera tonat dhe ta shmangim pagimin e gjobave”, theksoi Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas hapjes së mbledhjen të 39-të, mbledhja e Bordit të fondit global për luftë kundër HIV, malaria dhe tuberkulozit e cila filloi sot në Shkup.