Filpçe: 3 pacientë të shëruar, 2 kanë ndërruar jetë

22

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e radhës mbi gjendjen e koronavirusit në vend tha se pas dy testimeve të njëpasnjëshme që kanë rezultuar negative, 3 pacientë kanë lënë spitali dhe janë dërguar në shtëpi, ndërsa kemi të bëjmë edhe me 2 persona që kanë ndërruar jetë.

Pacientët që kanë ndërruar jetë, njëri ka qenë i moshës 67-vjeçare dhe me komplikime të tjera. Dhe një pacient nga Kumanova i moshës 78-vjeçare.

Në këto momente janë 67 pacientë të shtruar në Klinikën Infektive, 10 ndodhen në gjendje të rëndë, të tjerët janë në gjendjeje stabile. Në 24 orët e kaluar kemi 46 raste të reja dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 430 persona.

Comments are closed.