Hynte në dhomat e kyçura pas ndeshjeve dhe kërkonte të karikonte celularin, teksa vajzat arbitre futbolli ishin të zhveshura, ose ishin në dush.
Protagonisti është një vëzhgues arbitrash i Castellammare di Stabia, në zonën e Napolit, i cili është pezulluar fillimisht dhe pastaj është përjashtuar nga arbitrimi në Itali pas ankesave dërguar në stacionin e policisë.
Janë të paktën 5 vajza, të gjitha të moshës ndërmjet 18 dhe 20 vjeç, të cilat e kanë denoncuar njeriun. Njëra prej tyre, raporton gazeta Metropolis, kishte vënë re se celulari që ai “maniaku” linte për t’u karikuar kishte pasur kamerën e aktivizuar duke xhiruar të gjithë skenën brenda dhomës së arbitrave.
Nga hetimet u zbulua se edhe kolege të tjera të 5 vajzave arbitre kanë qenë viktima të ngacmimeve nga i njëjti person. “Reagimi i drejtësisë sportive ishte i shpejtë”, tha avokati, Free Cesina – “dhe unë duhet të them se pjesa Castellammare reagoi si duhet ndaj observuesit, i cili më pas u përpoq ta ndryshojë dëshminë duke ngatërruar diçka mbi regjistrimet”. Vëzhguesit “maniak” i është hequr karta e arbitrazhit dhe tani ai do të ndiqet penalisht nga drejtësia.