Filmime dhe dëshmi të reja materiale në rastin “Zhvatja”

0

Shkup, 17 shkurt – Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahet seancë e re për lëndën “Reket” në të cilën të akuzuar janë Bojan Jovanovski – Boki 13, ish-Prokurorja Publike Speciale, Katica Janeva dhe Zoran Milevski – Kiçeec i cili në seancën e parë e pranoi fajin dhe u dënua me tre vite burgim, njofton KOHA.

Të premten kryetarja e Këshillit gjyqësor, Vaska Nikollovska Mazneva në fillim të seancës e përjashtoi opinionin për arsye se duhej të incizoheshin pamje të cilat përmbajnë materiale të cilat, siç tha, do të jepnin përmbajtje të jetës private të një pjese të të akuzuarve.

Në të hyrë në sallën e gjykatës, i akuzuari Bojan Jovanovski – Boki 13 gazetarëve u tha se u vonua në seancë për arsye se është sulmuar fizikisht prej nëpunësve të burgut.

Aktakuzën për lëndën “Reket”, e përfaqëson shefja e Prokurorisë për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskoska.

I akuzuari i parë Jovanovski dyshohet se ka kryer vepër penale “larje të parave dhe të ardhura të tjera të veprave penale”, ndërsa Janeva dhe Milevski për “pranimin e çmimit për ndikimin e paligjshëm”.

E akuzuara e dytë Janeva ngarkohet edhe se ka kryer edhe vepër penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”. (koha.mk)

Comments are closed.