Shkup, 4 tetor – Shfaqja e filmit “Tallja me Krishtin” me regji të Jani Bojaxhi pas premierës botërore në Festivalin e Montrealit, nesër do të ketë premierën e tij para publikut të Maqedonisë në hapjen e Festivalit të tretë të Filmit “Kinenova” nga ora 20.00 në kinema “Milenium.
Në pres konferencën e sotme regjisori Bojaxhi i ftoi të gjithë të cilët do të mund të gjejnë bileta të vinë të shikojnë filmin e tij, për të cilin siç tha deri tani flitej vetëm sipas asaj që është shfaqur në trajler. Ai tha se pyetja nëse do të ketë apo jo bileta është pak e ndërlikuar sepse, për dallim nga edicionet e kaluara, sivjet Qendra Kulturore e Maqedonisë i ka dhënë vetëm dhjetë bileta, ndërsa të tjerat janë në shitje në biletaritë e kinemasë “Milenium”.
Drejtori i “Kinenova” Nebojsha Jovbanoviq tha se biletat janë në shitje të lirë nga 100 denarë, ndërsa QMK (nën kompetencat e të cilës është kinema Milenium) e ka kufizuar festivalin dhe i ka dhënë vetëm dhjetë bileta. Si organizatorë, festivali duhet që t’i blejë biletat për ekipet, për anëtarët e jurisë. për mediat….
“Në dy vitet e fundit, në hapjen e festivalit, kishim mundësinë që të siguronim më shumë bileta, ndërsa tani nuk mund të sigurojmë më shumë se dhjetë. Si organizatorë, ne duhet t’i blejmë biletat, ose ekipi dhe producenti i filmit”. tha Jovanoviq. Do të ketë të ftuar, tha nga Ministria e Kulturës dhe institucionet e tjera. “Ne do të blejmë bileta për ta ose do t’i ftojmë për t’i blerë vetë ato”, shtoi drejtori i festivalit. “Tallja me Krishtin” është një prej tetë filmave në përzgjedhjen zyrtare të këtij festivali.
Në pres konferencën para një jave, Jovanoviq tha se filmin e kanë përzgjedhur para reagimit nga Ministria e Kulturës, e cila filmin e vlerësoi si skandaloz dhe kontrovers, se në mënyrë tendencioze luan me historinë dhe e dëmton bashkëjetesën.