Shkup, 14 janar – Filmi i imetrazhit të gjatë KTHIMI i Kastriot Abdylit vazhdon rrugëtimin edhe në dy Festivale ndërkombëtar. Pas pjesmarjes në disa Festivalen dërkombëtare, Filmi “Kthimi” së fundmi ka marrë disa ftesa për pjesëmarrje në disa festivale ndërkombëtare, duke filluar me edicionin e 18th Dhaka International Film Festival nga data 16 Janar deri më19 janar, 2020,raporton KOHA.
Filmi “Kthimi” rrugëtimin do të vazhdoje edhe në Festivalin Mittelmeer Filmtage 2020 në Mynhen, me datë 17 ora 20:00 në Kinema “CARL-AMERY-SAAL”. Njëherësh filmi “Kthimi” është mbështetur nga “Fondacioni Besa” nga Mynheni.
Nëpronocimin e tij regjisori njëherësh Producenti Kastriot Abdyli për Gazetën Koha shprehet se “më vjen mirë posaçërishtqë filmi “Kthimi” do të shfaqet për të tretën here në Festivalet e Gjermanisë, sidomos për faktin se atje është pritur shumë mirë si nga audience gjermane dhe ajo e bashkatdhetarëve që jetojnë atje. Njëherësh do të jetë edhe një rast për bashkombasit tanë ta shohin një film nga vendlindja dhe si temë ka pikërisht kurbetin që sjelli interferimet në jetën e tyre”
.
Filmin “Kthimi” trajton migrimin si fenomen te shqiptarët, si dhe kontarditat që sjellin integrimi dhe globalizimi në traditat e familjeve shqiptare. Për rrjedhojë në këto konstelacione civilizuese e kulturologjike vendoset edhe kodi etik i shqiptarëve – besa, si një coordinate etno-psikologjike që përshkon gjithë fabulën e filmit.
Ngjarja zhvillohet në një fshat malor shqiptar. Iliri, një i ri shqiptar nga Maqedonia që emigroi në Francë, ka vendosur t ëmartohet me një franceze me emrin Sabine. Për shkak të çështjeve ligjore (Iliri hyri në Francë me njëvizë të rreme) ai duhet të kthehet në fshatin e tij të lindjes për t’u martuar. Kjo duket si një mundësi e madhe për ta pare familjen e tij përsëri pas shtatë vjet mungese dhe për Sabine që të mësojë më shumë për rrënjët e tij.
Sidoqoftë, vizita e tyre e papritur merr një kahje të papritur kur babai i Ilirit, një burrë tradicional i moshuar, e kupton se djali i tij është kthyer vetëm për t’u martuar me një grua të huaj dhe pastaj për t’u larguar, duke thyer besën që ai ikishte dhënë Bardhës, një vajze nga fshati i tyre.
Filmi është një dramë që ngërthen kontraditat mes cultures perëndimore dhe asaj shqiptare që shkaktojnë edhe situate komike. Regjisori dhe skenaristi i filmit ”Kthimi” është Kastriot Abdylit, bashkëskenarist Isa Qosja, drejtor fotografie Vlatko Samoilovski, montazhier Kastriot Saqipi dhe Bllagoje Nedelkovski, kostumografia IzetCurri, skenografia Zeni Ballazhi.
Në kastën e auktorëve janë angazhuar emrat ë shquar nga mbarë hapësira shqiptare. Në rolet kryesore, (Sabine), paraqitet Delphin Depardieu ,aktorja nga Franca (njëherësh mbesa e aktorit me fame botërore Xherard Depardeu). Krahas saj në rolet kryesore paraqiten Selman Lokaj, Hazir Sh. Haziri, Liridona Shehu, Safete Rogova, Sefedin Nuredini.
Në rolet tjera paraqiten: Xhevat Qoraj, Shkëlqim Islami , Ismail Kasumi, Labinot Lajqi, Valon Bujupi, Virus Shala, Venera Lumani, Zijadin Murtezi , Teuta Ajdini, Hamdi Rashiti,Musbajdin Qamili,Nikola Kumev, Avdullah Gjikoka, Elhame Bilall, Beqir Nuredini, Shota Baraliu, Muzafer Etemi, Florentina Ademi, Valdete Ismaili, Donika Ahmeti, Enver Halimi, Agim Sulejmani, Ramadan Malaj, Abdurahman Rahman, Shkup Abdyli, Jon Saqipi, Arb Abdyli, Rron Grajqevci, Nadire Ismaili Salihu, Burhanedin Salihu, Metush Axhani, Shoqëria KulturoArtistike “Karshiaka”.
Filmi’Kthimi’ është bashkë prodhim I Agjensisë së Filmit të Maqedonisë dhe Qendrës Kinomatografike të Kosovës, realizuar nga “Dardania Film” – Shkup dhe “Shkupi Film” Prishtinë. (koha.mk)