Kanë, 26 maj – Filmi i regjisorit koreano-jugor Bong Xhon, “Parasite”, është fitues i “Palmës së Artë” në festivalit prestigjioz të filmit, që zhvillohet në qytetin francez Kanë.
Filmi “Parasite” shtjellon një dramë familjare, e kombinuar me triller, për shkak të pabarazive sociale.
Regjisori Bong Xhon, ka deklaruar ndihet i nderuar për këtë shpërblim që mori, duke u bërë klështu i pari kineast koreano-jugor që fiton çmimin prestigjioz në këtë festival .
“Atlantics”, një tregim për imigrantët nën regjinë e franko-senegalezes Mati Diop, fitoi çmimin e Dytë më të rëndësishëm të festivalit,
Ndërkohë, çmimin Aktorja më e Mirë e fitoi anglo-amerikania, Emili Beçem për rolin e filmit “Xho-ja i vogël”, ndërsa aktori më i Mirë u shpall spanjolli, Antonio Banderas për rolin në filmin “Dhimbje dhe famë”.