Shkup, 3 shkurt – Me çmim në tre kategori, filmi “Honeyland”, me regji të Lubo Stefanov dhe Tamara Kotevskës triumofi në konkurrencën e filmave dokumentarë nga e tërë bota në Festivalin Amerikan të Filmit “Sundance”.
Në ceremoninë, që u mbajt dje në Park Siti, Juta , SHBA “Honeyland” e mori çmimin e jurisë (Grand Jury Prize), për filmin më të mirë dokumentar, ndërsa operatorëve Fejmi Dauti dhe Samir Luma iu dha çmimi i kinematografisë më të mirë (Special Jury Award for Cinematography).
Dokumentari e mori edhe çmimin special të jurisë (Special Jury Award for Impact for Change) për ndikim për ndryshim.
Për herë të parë në histori në një manifestim me renome një projekt është vlerësuar me tre çmime
“Honeyland” ishte në konkurrencë zyrtare në Festivalin Amerikan të Filmit “Sundance”, me edhe 11 filma të tjerë dokumentarë nga e tërë bota.
Kjo është hera e parë që një film dokumentar me metrazh të gjatë, me prodhim vendor, të hyjë në konkurrencë dhe të fitojë çmim në “Sundance” dhe pikërisht për këtë ka një rëndësi të madhe për kinematografinë e Maqedonisë.
“Honeyland” tregon historinë e Atixhes, kultivuesja e fundit-grua e bletëve të egra në Evropë, e cila jeton vetëm me nënën e saj në Maqedoninë Qendrore. Ideja kryesore e filmit është që të tregojë përkatësinë e njeriut drejt natyrës dhe prishjen e ekuilibrit natyror përmes konfliktit të dy mënyrave të ndryshme të shfrytëzimit të Burimeve tokësore.
Filmin sivjet e presin prezantime të rëndësishme në festivalet botërore Premiera në Shkup do të mbahet në fillim të marsit, ndërsa detaje rreth datës dhe vendit të mbajtjes do të njoftohen pas kthimit të ekipit nga SHBA-ja.