Los Anxhelos, 4 janar – Aksioni i super heroit “Akuamen” i xhiruar sipas stripit (tregim i ilustruar) me të njëjtin emër të Di-si Komiks, deri më tani ka realizuar fitim prej 822 milionë dollarë në nivel botëror. Me këtë, filmi e tejkaloi edhe “Uonder uomen” nga viti i kaluar, i cili deri më tani fitoi 821 dollarë.
“Akuamen” jashtë SHBA-së fitoi 560 milionë dollarë, prej të cilëve 260 milionë vetëm në Kinë. Filmi shfaqet edhe në Maqedoni.
Regjisor i filmit është Xhejms Uan, skenari është i Dejvid Xhonson-Mekgolldrik dhe Uill Bil, ndërsa në rolet kryesore luajnë Xhejson Momoa, Ember Hard, Uilem Defo, Nikol Kidman, Dolf Lungren dhe të tjerë.