Filmat që iu kushtuan pandemisë

22

Bota e madhe kinematografike e Hollywood po planifikon të sjellë një film të ri për pandeminë e COVID-19. Në plan është xhirimi i filmit “Lockdown”, ku rolin kryesor do ta luajë aktorja e njohur Anne Hathaway

Sipas Harper’s Bazaar, bëhet fjalë për kombinimin e një komedie romantike dhe drame, me regji të Doug Liman, autor i filmave, si “Mr. & Mrs. Smith” e “The Bourne Identity”. Xhirimet e filmit pritet të fillojnë në fund të këtij muaji në Londër, ndërsa në njërin prej roleve pritet të luajë edhe ylli i serialit “Peaky Blinders”, Cillian Murphy. Akoma nuk dihet data e publikimit të filmit, ndërsa mezi pritet të shihet nga e gjithë bota.
Kur jemi te kjo temë, me siguri e keni parë filmin “Cotagion”, skenat e të cilit po i përjetojmë sot në realitet prej Covid-19. Së fundmi, një prej aktorëve të filmit të famshëm të Hollywood, Jude Law, foli për për historinë e një virusi vdekjeprurës. Kur jemi te kjo temë, me siguri e keni parë filmin “Cotagion”, skenat e të cilit po i përjetojmë sot në realitet prej Covid-19. Së fundmi, një prej aktorëve të filmit të famshëm të Hollywood, Jude Law, foli për për historinë e një virusi vdekjeprurës.Aktori i njohur u pyet në lidhje me faktin se kaq shumë njerëz i janë drejtuar filmit “Contagion” mes një pandemie, dhe ai u shpreh kështu:

“Më duket pak e çuditshme që të gjithë u kthyen për të parë filmin, në mes të asaj që po ndodhte vërtet”, i tha drejtuesit të emisionit. “Ju mjafton të ndiqni lajmet, nuk keni nevojë të shihni filmin”. Aktori tha se ishte i përgatitur për këtë pandemi, që prej 10 vjetësh, pra, që prej publikimit të filmit. “Nëse jam i sinqertë, një nga kujtimet ose përvojat më ndikuese në atë film ishin mjekët dhe virologët që po na këshillonin”, tha ai. Teori të ndryshme kanë nënvizuar si filma ose seriale në të shkuarën kanë pasqyruar histori të ngjashme ose pothuajse identike të pandemisë të koronavirusit. Por tani një film do të flasë zyrtarisht për pandeminë që shkakton COVID-19, që deri më tani ka infektuar më shumë se 530 mijë persona duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 100 mijë personave.

Regjisori kanadez me origjinë iraniane Mostafa Keshvari, autor i disa filmave me metrazh të gjatë dhe shkurtër të vlerësuar edhe në Festivalin e Kanës, ka deklaruar se xhirimet e një filmi ku sfondi është pikërisht pandemia e sotme, kanë filluar në 14 shkurt, disa ditë para se  pjesa më e madhe e botës të futej në karantinë. Filmi do të quhet, natyrisht, “Corona”. Sipas regjisorit gjithsesi, “filmi flet më shumë për ksenofobinë sesa për përhapjen e virusit. Filmi do të ndihmojë publikun për të parë njëri-tjetrin në mënyrë të ndryshme, dhe shpresoj të na bashkojë të gjithëve”. Filmi pritet që të shpërndahet në streaming në fundin e muajit të prillit.

Comments are closed.