Tetovë, 5 qershor – Gjatë qershorit Qendra e Kulturës “Ilo Anteski-Smok” në Tetovë është nikoqir i disa ngjarjeve. Sonte nga ora 20:00 do të shfaqet filmi “Dy gisht mjaltë” nga Shqipëria”. Do të luhet edhe nesër me dy projeksione, nga ora 12:00 dhe ora 19:00, dhe të premten nga ora 12:00 dhe nga ora 20:30. Është komedi dashurie në të cilat rolet kryesore i kanë Eemal Mamaqi dhe Elvana Gjata.
“Festivali “Meridijan” vazhdon me mbajtje të disa ngjarjeve në Qendrën e Kulturës “Ilo Anteski-Smok” në Tetovë. Të premten 9 qershor para publikut të Tetovës do të shfaqen sopranoja Dajana Malolari dhe Laura Lila në piano, të dyja nga Shqipëria. Të enjten e ardhshme, 13 qershor, para publikut vendor do të prezantohen dy tetovarët Shkëlzen Pajaziti në violinë dhe Shkëlzen Baftijari në piano. Ditën e ardhshme 14 qershor, marrin pjesë sopranoja Eriona Dragoiçea nga Shqipëria dhe Pjer Veber nga Luksemburgu në Piano. Me pjesëmarrjen e baletit kombëtar të Kosovës më 17 dhe 18 qershor përfundon edicioni i parë i sivjetëm i “Meridijan”, informon Artan Arsllani nga Qendra e Kluturës, përcjellë KOHA.
Në ditën e parë të mbajtjes së festivalit, 19 maj, në Qendrën e Kulturës mori pjesë kori dhe orkestri Beshiktash nga Stambolli. (koha.mk)